Ditën e djeshme, një 66-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi" pasi është rrëzuar nga lartësia.
Policia e Tiranës sqaron se viktima ishte duke punuar në soletën e një banese, kur ka rënë nga kati i katërt i saj.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Gordani, 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia.



