Moti/ Europa ngrin, në Australi temperaturat arrijnë deri në 50 gradë

Moti/ Europa ngrin, në Australi temperaturat arrijnë deri në 50 gradë

Ndërsa Europa po përballet me temperatura të ulëta dhe stuhi bore, Australia “përvëlohet” nga i nxehti. Katër ditët e fundit kanë qenë ndër më të nxehtat, bëri të ditur Zyra Meteorologjike e Australisë. Në Port Augusta, Australia Jugore, termometri shënoi 48.5 gradë celcius të martën, temperatura më e lartë që nga viti 1962, kur kanë nisur regjistrimet.

Në qytetin Tarcoola, temperatura arriti në 49 gradë celcius.

Në veriperëndim të Australisë, në qytetin Marble Bar, prej 22 ditësh, temperaturat janë mbi 40 gradë.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri të premten.  

Autoritetet u kanë bërë thirrje të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve kronikë të shmangin mjediset e jashtme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy