Sa të varura janë Gjermania dhe Hungaria nga gazi rus?

Sa të varura janë Gjermania dhe Hungaria nga gazi rus?

Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian po diskutojnë se si të pakësojnë varësinë e tyre nga furnizimet me energji nga Rusia, si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë.

Gjermania ka pranuar se vendet e BE-së janë ende të ndara për një embargo të mundshme të energjisë ruse. Ministri i Energjisë thotë se vendi i tij mund të përballojë një ndalim të naftës deri në fund të vitit, por jo një ndalim të gazit.

Hungaria ka përsëritur se kundërshton një ndalim për të dyja karburantet.

Siç mund të shihet dhe nga  grafiku më poshtë, Gjermania ishte importuesi kryesor në botë i gazit rus në vitin 2020, duke blerë 42.6 miliardë metra kub, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Hungaria, gjithashtu, ishte një nga blerësit kryesorë të gazit në Rusi, duke marrë 11.6 miliardë metra kub atë vit.

Bashkimi Evropian në tërësi bleu 41% të gazit të tij nga Rusia në vitin 2019.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy