
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Policia e vendit të tij është e gatshme ta zbatojë nga 1 shtatori vendimin për reciprocitet me Serbinë lidhur me targat dhe letërnjoftimet.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të fillojë zbatimin e këtyre dy vendimeve dhe pa asnjë hezitim ne ato vendime do t’i realizojmë. Po, ka pasur tendenca destabiliteti nga struktura kriminale në veri të mbështetura dhe të drejtuara nga Beogradi e të shtyra nga Moska. Por unë jam i bindur se institucionet e sigurisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme si bartëse e këtij procesi, janë plotësisht të pjekura, të gatshme dhe mjaftueshëm të forta që të zbatojnë këto dy vendime”, tha ai në një intervistë për “AlsatM”.
Sveçla shtoi se vendimi u shty për një muaj me qëllim që qytetarët serbë në Kosovë të informohen sa më shumë.



