Pedagogia Mirela Karabina, flet për një Parti Demokratike e cila nuk është në një proces demokratik, duke qenë se në garën për kryetarin nuk ka kandidatë përballë Sali Berishës.
Ajo ngriti pikëpyetje për tërheqjen e emrave të përfolur dhe arsyen se pse nuk kanë më dëshirë për të qenë në krye të Partisë Demokratike.
Duke folur për MCN Live, ajo tha se Enkelejd Alibeaj si nënkryetar i Partisë Demokratike, e drejton dhe partinë.
Jemi në një situatë ku kemi një ngërç dhe procedurë ligjore që ende nuk është finalizuar. Lëvizja qe ka nisur në PD, është deri tani e pakonfirmuar, jo legale. Kemi një proces që duhet t’i japë legjitimitetin grupimit, nëse duhet të mbajë siglën e Partisë Demokratike ose jo. Nëse bëhet fjalë për një parti dhe siglën e saj, është e lidhur me betejën ligjore.
Sa i takon deklaratave të Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, Karabina deklaroi se politika prej kohësh është e çoroditur dhe ujërat janë trazuar, pasi reforma në drejtësi po jep rezultate.
Sipas saj, gjithë kjo ka të bëjë me investimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Kryeministrit është e paprecedentë, ajo që ishte e dukshme ishte sikur Kryeministri është i frikësuar. Ne jemi mësuar që shpesh politikanët dalin dhe bëjnë deklarata me një gjuhë të koduar dhe ti duhet të aludosh se çfarë po ndodh që Kryeministri i bie një organi të tillë, kur ai ka mbajtur flamurin e reformës në drejtësi, tregon forcën e pushtetit dhe kush duhet të merret në mbrojtje, deri në këto momente është goditur pikërisht partia në pushtet në ato pika që akuzohet për korrupsion, kanabizim.
Kryeministri me sa duket krahas asaj për të cilën ka informacione, nuk tregohet transparent ta thotë, por do të japë mesazhe dhe për elektoratin që ne po goditemi, nxjerr elementin e një autokrati, që ne po goditemi, jo opozita. Politikanët kanë ngritur narrativat e tyre për tu bërë të besueshëm. E bën për të thënë se është goditur më shumë PS se PD. Kjo që po ndodh është e mirë për ne sepse po tregon që politika kaq vjeçare ka hyrë në një krizë dhe SHBA do e çojnë deri në fund atë që kanë ndërmarrë, reformën në drejtësi. Jemi vend i NATO-s, ndaj kërkohen dhe çështje sigurie ku drejtuesit e vendeve të Ballkanit, duhet të jenë të pakorruptuar.
Karabina deklaroi se Kryeministri Edi Rama doli mbi atë narrativë që ka ngritur prej vitesh që ishte pro reformës në drejtësi.
Ajo tha se pas Ramës, edhe ministri i Drejtësisë doli dhe tha se cili duhet të merret në hetim nga SPAK, duke nënvizuar se intensiteti i këtyre ngjarjeve do rritet.



