Ndryshoi datën tri herë, martohet kryeministrja daneze

Ndryshoi datën tri herë, martohet kryeministrja daneze

Martesat në pandeminë e koronavirusit nuk janë të zakonshme, mes frikës së përhapjes së virusit dhe qindra të ftuarve që gëzojnë. Kryeministrja daneze duke dashur të mos rrezikojë, por edhe me barrën e qeverisjes së vendit që rezulton me popullin më të lumtur në botë, ka ndryshuar tre herë datën e martesës dhe më në fund u martua.

Shumëkush mund të mendonte se Mette Frederiksen, 42 vjeçe, do të bënte një dasmë supër luksoze, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Ajo lidhi kurorë me kinematografin Bo Tengberg, 55 vjeç, me një ceremoni krejt të thjeshtë dhe shumë pak njerëz në fshatin ku ndodhet Kisha Magleby ku çifti ka dhe një shtëpi të vogël pushimi. Vetë kryeministrja ka postuar foto të ceremonisë në Instagram.

Lista e të ftuarve nuk i kalonte 90 persona duke përfshirë ish-kryeministrin Poul Nyrup Rasmussen. Nusja Mette u shfaq me një fustan klasik të thjeshtë të bardhë, me flokët të kapur thjesht e topuz të vogël mbrapa, shumë pak make-up dhe me një buqetë lulesh në duar. Fotoja ku puthet me bashkëshortin e saj nuk është e rrallë. Njihen si çifti që kudo shkojnë bashkë dhe puthen në publik sa herë e ndjejnë ta bëjnë.

Danimarka është vendi që nuk mori masa drastike nga virusi, por ka një bilanc të ulët me viktima dhe të infektuar. Bilanci: 610 viktima, 13,262 raste në total nga shpërthimi i pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy