Protestuesit zhvendosen te Drejtoria e Policisë, bllokohet ‘Myslym Shyri

Protestuesit zhvendosen te Drejtoria e Policisë, bllokohet ‘Myslym Shyri

20:00- Protestuesit zhvendosen te Drejtoria e Policisë, bllokohet ‘Myslym Shyri

Protestuesit e mbedhur ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës pasi demostruan në Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministri së fundmi janë zhvendosur te Drejtoria e Policisë.

Ata kanë bllokuar rrugën ‘Myslym Shyri’ duke shkaktuar edhe një trafik të rënduar në këtë zonë. Protestuesit kanë nxjerrë kazanët e mbëturinave në rrugë, duke i vendosur flakën dhe për pasojë duke e bërë më të vështirë lëvizjen e automjeteve.

16:00-"Drejtësi për Klodianin"/ Protesta në foto

Qindra protestues janë mbledhur përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme që prej orës 16:00, ku kërkojnë drejtësi për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua nga një efektiv i forcave Shqiponja.

Protesta është zhvilluar mes qindra pankartave dhe thirrjeve që kërkojnë drejtësi për vdekjen e 25-vjerçarit.

Ndërkohë që është kërkuar mes thirrjeve edhe dorëheqja e Ministrit Lleshaj duke e akuzuar për vdekjen e Rashës.

Tensionet gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar, ku si pasojë e përplasjeve me policinë raportohen disa të plagosur, mes tyre edhe  gazetari i JOQ-së të cilët janë goditur me sende të forta.

Bilanci i deritanishëm i të plagosurve ka shkuar në 9, mes tyre 8 efektivë të policisë dhe 1 gazetar.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut protesta nuk ka ndalur, por qindra protestues janë zhvendosur përpara ambienteve të kryeministrisë  ku kanë tentuar të shkulin edhe pemën e Krishtlindjes e cila ishte vendosur përpara ambienteve të godinës qeveritare.

Në këtë protestë nuk kanë munguar as persona të artit dhe showbizit të cilët kanë mbështetur kërkesën për drejtësi ndaj vrasjes së Klodian Rashës.

Situata duket se është agravuar dhe në ndihmë të forcave policore janë shtuar edhe  efektvë të tjerë të forcave RENEA dhe FNSH-së.

Protestuesit kanë arritur të çajnë kordonin e policisë duke goditur më pas dyret e kryeministrisë me gura dhe sende të tjera të forta.

Forcat Speciale kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është përdorur edhe gaz lotsjellës për të përçarë turmën e protestuesëve.

Protesta paralajmërohet të vazhdojë deri pas orës 22:00 në thyerje të orës policore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy