Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi, nis hetimi për dy persona

Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi, nis hetimi për dy persona

Dy persona dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe ullinj në fshatrat Delisuf dhe Gjorm.

Ata u identifikuan nga policia si A.L. dhe Sh.L., ndaj të cilëve ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

A.L., dyshohet se në Delisuf ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke që e kishte marrë me qira, duke rrezikuar edhe parcelat në afërsi, në pronësi të personave të tjerë.

Ndërsa Sh.L., dyshohet se gjatë ditës së djeshme ndezi zjarr për të pastruar oborrin e banesës së tij në Gjorm dhe flakët dogjën një sipërfaqe me bimësi dhe ullinj në pronësi të një personi tjetër.

Dy personat po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.', thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy