Aktivist për të pastrehët dhe të varfrit, prifti francez akuzohet për abuzim seksual

Aktivist për të pastrehët dhe të varfrit, prifti francez akuzohet për abuzim seksual

Prifti i ndjerë francez Abbe Pierre, një aktivist i përjetshëm për të pastrehët dhe të varfrit, akuzohet për abuzim seksual, thanë organizatat bamirëse të themeluara prej tij, duke shtuar se i besonin akuzat dhe u qëndronin pranë viktimave të abuzimit.

Shtatë gra, përfshirë një të mitur në kohën e ngjarjes, raportuan akte vuajtjeje që mund të interpretoheshin si sulm seksual ose ngacmim, thuhet në një raport të publikuar të mërkurën nga Emmaus International dhe Fondation Abbe Pierre.

Drupal Ad

Një murg kapuçin që nga viti 1932 dhe një klerik katolik i shuguruar që nga viti 1938, Henri Groues siç ishte dhe emri i tij, vdiq në vitin 2007 në moshën 94-vjeçare.

Ai la pas një trashëgimi si mik për të varfrit dhe themelues i shoqatës së bamirësisë Emmaus dhe fondacionit Abbe Pierre.

Mirëpo të mërkurën, reputacioni i tij u shkatërrua pasi u zbulua se shtatë gra kishin bërë akuza të besueshme për sulme seksuale ose ngacmime seksuale, nga kleriku i moshuar midis viteve 1970 dhe 2005.

Akuzat janë të detajuara në një raport të pavarur të porositur nga organizatat bamirëse pas një pretendimi të parë se Groues kishte sulmuar një grua.

Në një postim në mediat sociale, konferenca e Kishës Katolike të Francës shprehu “turp që akte të tilla mund të kryheshin nga një prift”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy