
Elton Karaj, drejtor i arsimit dhe anëtar i kryesisë së komunitetit mysliman në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me projektligjin për surrogacinë për të cilin u shpreh se feja është kudër saj.
Ai tha se komunitete fetare kanë krijuar një komision të posaçëm për të këtë çështje, teksa bëri me dije se është kërkuar me këmbëngulje pikënisja e këtij projektligji pasi janë disa pika me të cilat ata nuk pajtohen.
Sipas tij feja është në natyrshmërinë e njeriut dhe surrogacia është një çështje e re për fenë, ndërsa bëri me dije se kjo praktikë do t’i hapë rrugë abuzimeve.
Pavarësisht ngjyrimeve politike është çështje shumë sensistive për shoqërinë shqiptare. Normalisht parë nga grupet e interesit patjetër që janë komunitete fetare që ndjehen të cenuar dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me çështjen dhe janë grumbulluar duke krijuar një komision për ta trajtuar dhe për të qenë mbështetës së të mirës sonë dhe për të nxjerrë në pah atë që është më e mirë.
Do kemi herë herë dhe mendime të ndryshme të nisur nga ndjeshmëritë tona fetare, por ka dhe çështje që janë shumë të gjëra që prekin të gjithë besimin në një formë, qasjet fetare indikacionet në këto raste i marrin nga efektet mjekësore por dhe efektet në shoqërinë ku jetojmë prandaj me këmbëngulje është krijuar përgatitja e një relacioni të tillë ku janë bazuar juristët për këtë projektligj, ne duam që ti qasemi çështjes profesionalisht për të shprehur dashamirësinë tonë që jemi për të mbrojtur vlerat që shoqëria jonë i ka dhe që ligji është i detyruar ti mbrojë dhe ti japë siguri këtyre njerëzve.
Më tej ai shtoi se çështja është se duhet të jemi të qartë pasi projektligji mban disa pika, surrogacia është një prej tyre. Sipas tij ka disa pika në të cilat ne biem ndesh dhe kjo patjetër që buron nga ndjeshmëria jonë fetare, por kemi parë se këta janë disa elementë ku bashkohet pjesa dërrmuese e shoqërisë.
Ne kemi një parim bazik që feja është në natyrshmërinë e njeriut, përveç rasteve kur duhet të ruhet shëndeti i njeriut, atëherë feja lejon rrugë alternative. Nuk dua të marr rolin e juristit në këtë situatë, por feja niset nga fakte të rëndësishme që janë fenomenet.
Është kulturë e thellë juridike, është e pamendueshme që problematika kaq të gjëra të mos ketë rregullim fetar për tu përshtatur zhvillimeve të reja që kërkojnë dhe zgjidhje të re. Feja islame lidhur me surrogacinë se gjejmë në literaturën tonë juridike të viteve të shkuara, por nëpër botë siç është Turqia, Jordania i kanë trajtuar si në aspektin mjekësor dhe atë psikik dhe juridik dhe mbi këto tri baza dilet kundër surrogacisë.
Nga ana tjetër sterilizimi feja është kundër kësaj, një moshë 18 vjeçare është tepër e re dhe në çështje në të cilat s’ka më kthim pas qasja juridike fetare është tepër e kujdesshme, por këtu në aspektin e një besimtari është dhe fakti që ne jemi krijesa të Zotit që na ka krijuar duke na dhënë disa dhurata ku disa elementë janë për të jetuar shëndetshëm fëmija ynë, bashkëshorti/ bashkëshortja jonë.
Në momentin që një femër vendos të sterilizohet ajo vendos njëherë e përgjithmonë një rregullim të ri për të cilin mund të bëhet pishman por që s’ka më kthim pas. Individi është i lirë të zgjedh për jetën e tij por duhet të ketë disa elementë që rregullojnë jetesën e tyre.
Ndër të tjera Karaj theksoi se pjesa dërrmuese e individëve që kanë dalë kundër ngrenë shqetësimin se abuzimi do jetë elementi më i zhvilluar si dhe keqtrajtimi i nënave zëvendësuese.
Dua të shpreh dhe këtë që në pjesën dërmuese thuajse në çdo vend të botës kjo praktikë është ndaluar për shkak të abuzimeve. Në rast se një grua ka vendosur të bëhet nënë zëvendësuese për disa të ardhura atëherë këtu hapësirat për abuzime janë të frikshme. Kërkesa e nënave që nuk bëhen dot nëna fizikisht kjo duhet të ishte baza që është ngritur ky ligj, por në momentin që ligji lejon dhe të huajt krijon vend për abuzime.
Patjetër që komunitetet fetare për të mbrojtur familjen janë të gatshëm të përdorin të gjitha mënyrat demokratike dhe ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe ato qytetare, nga ana tjetër kjo është një çështje aq e ndjeshme sa nuk ka nevojë që të jenë të organizuar vetëm komunitete fetare.



