Shqipëria ka çelur sot zyrtarisht 6 kapitujt e parë negociues me Bashkimin Europian, që janë dhe vendimtarët për rrugën e anëtarësimit. Në studion e MCN, Nirvana Deliu, eksperte integrimi, shpjegoi ecurinë e mëtejshme të këtij procesi.

Nuk do të thotë që i mbaruam detyrat e shtëpisë. Të 33 kapitujt janë përfshirë në 6 kapituj. Secili kapitull ka një tematikë të caktuar. Puna do të nisë me grup-kapitullin e gjashtë. Ai lidhet me marrëdhëniet me jashtë, ku ne jemi shumë mirë.

Kapitulli 5 lidhet me prokurimin publik, kapitulli 18 statistikat dhe kapitulli 32 kontrolli financiar. Risia është fakti që grup-kapitulli që u hap i pari do të jetë i fundit ai që hapet. Edhe nëse ne jemi mirë në të tjerët, nëse çalojmë te ky, vendeve anëtare u lind e drejta të pengojnë procesin.

Deliu tha më tej se procesi nuk varet tërësisht nga Shqipëria, ndaj viti 2023 mund të mos jetë finalizimi i këtij rrugëtimi.

Duhet të jemi realistë. Është proces që nuk varet nga ne. Mund të jetë vullneti politik apo kriza të papritura që pengojnë procesin. Janë 14 kapituj ekonomikë që kërkojnë standarde. Ne flasim për reforma, që mund të jenë edhe të dhimbshme. Duhet të përgatitemi që nuk do të jetë gjithçka shumë e lehtë. Le të shpresojmë që në vitin 2030 të jemi sa më afër Bashkimit Europian.