Assange do të bëhet qytetar nderi i Romës

Assange do të bëhet qytetar nderi i Romës

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange do të bëhet qytetar nderi i Romës, tha të martën këshilltarja e qytetit Antonella Melito. Ajo shtoi se procesi do të përfundojë pasi të jenë bërë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Assange, 52 vjeç, ka qenë i burgosur në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër që nga viti 2019 teksa lufton kundër ekstradimit në SHBA, ku mund të përballet me dënim të përjetshëm me burg për zbulimin e informacioneve shumë sensitive të inteligjencës, të ushtrisë amerikane në vitin 2010, në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.

Sipas Melito, duke i dhënë shtetësinë Assange, Roma synon të dërgojë një mesazh "solidariteti dhe mbështetjeje për të gjithë ata që janë ndaluar dhe dënuar padrejtësisht në shkelje të të drejtave të tyre themelore". 

Mocioni për t'i dhënë shtetësi nderi aktivisitit australian u paraqit nga një ish-kryetar i bashkisë së Romës, Virginia Raggi. Të mërkurën, Raggi postoi në mediat sociale se “është hedhur një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e Julian Assange, si person dhe si simbol”. Ajo shtoi se rasti i themeluesit të Wikileaks tregon se “liria e shtypit duhet mbrojtur gjithmonë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy