Video/ Gert Shehu përpara se të godiste Berishën kishte shkuar në xhami, dalin pamjet

Video/ Gert Shehu përpara se të godiste Berishën kishte shkuar në xhami, dalin pamjet

Gert Shehu është personi i cili një ditë më parë goditi me grusht Sali Berishën, i cili po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

MCN ka siguruar ditën e sotme pamje nga lëvizjet e Shehut pak para se ai ti bashkohej protestës së opozitës ku dhe godet Berishën.

Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve. 31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.

Sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala, Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçarit i është komunikuar arrestimi në spitalin e Traumës ku ai është duke marrë mjekimin. Ai nuk ka dhënë deklarime të plota, por ka thënë se do të flasë në një moment të dytë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy