Video/ Policia kontrolle në Liqenin e Komanit, bllokohen tri mjete lundruese

Video/ Policia kontrolle në Liqenin e Komanit, bllokohen tri mjete lundruese

Policia vendore e Shkodrës ka ushtruar një kontroll në liqenin e Komanit për mjetet lundruese pa licencë në këtë liqen.

Nga kontrolli i forcave të policisë bashkë me efektivët e kufirit dhe struktura tjera policore janë bllokuar tri mjete lundruese.

Po ashtu policia vendore e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas për ushtrim të aktivitetit pa licencë të mjeteve lundruese.

Liqeni i Komanit në këtë kohë ka një dyndje të madhe turistësh të huaj por edhe pushues vendas të cilët i drejtohen kryesisht lumit të Shalës por edhe drejt Valbonës në Tropojë duke kaluar nga liqeni i Komanit në Fierzë apo edhe pika të tjera turistike që janë rreth këtyre ujërave.

Shpesh herë është ngritur alarmi i transportimit të pushuesve dhe turistëve nga mjete lundruese të pasigurta dhe që janë kthyer në një rrezik duke bërë që policia të ushtrojë këto kontrolle dhe të bllokojë tri prej mjeteve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy