Mediu: Aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci të zgjerohet. Duhet strukturë efektive ushtarake dhe politike në rast konflikti (VIDEO)

Mediu: Aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci të zgjerohet. Duhet strukturë efektive ushtarake dhe politike në rast konflikti (VIDEO)

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu duke folur në Mcn Live tha që Shqipëria dhe vende të tjera të vogla në rajonin e Ballkanit duhet të krijojnë një deterrancë ushtarake në rajon. Mediu vuri në dukje se duhet ndërtuar një strukturë efektive ushtarake për t’u përballur në një moment të paprecedentë konflikti, i cili duhet të parashikohet. Po ashtu Mediu mendon që marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci duhet të zgjerohet me vende të tjera të NATO-s, duke mos mbetur vetëm në planin ushtarak, por edhe atë politik. 

Bota sot është më e pasigurt më shumë se kurdorherë tjetër. Në Ballkan kemi shpenzime marramendëse të Serbisë mbi 3 për qind të buxhetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina, janë shumë shqetësuese. Pyetja shtrohet çfarë duhet të bëjmë ne. Fatkeqësisht ka një keqkuptim shumë të madh, që anëtarësimi në NATO garanton në mënyrë të padiskutueshme sovranitetin e vendeve. Artikulli 5 është shumë i rëndësishëm, por sulmet janë shumë hibride dhe s’janë vetëm ato konvencionale. 

Unë e shtrova në konferencë, që vende si Sllovenia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, duhet të gjejnë një mënyrë bashkëpunimi që të krijojë një deterrancë ushtarake në Ballkan. Kërcënimet në Ballkan për të gjitha vendet janë tashmë të ditura. Kemi nevojë për analizë të përbashkët për të parë kush është organizimi ynë politik dhe ushtarak për t’u bërë ballë kërcënimeve ta zgjerojmë në masën të madhe të mundshme për të ndërtuar një strukturë efektive ushtarake, për t’i bërë ballë, për t’u përballur në një moment të caktuar me një moment të paprecedentë konflikti, që duhet të parashikohet. E kam vlerësuar hapin e hedhur nga Shqipëria-Kroacia-Kosova duhet të zgjerohet me vende të tjera të NATO-s, dhe s’duhet të mbetet vetëm në planin ushtarak, por duhet të ketë kuptim politik të përbashkët.  

Serbia s’është partneri ynë, për momentin është kundërshtari ynë dhe ka si qëllim dominimin në Ballkan si partner strategjik i Rusisë dhe Kinës. Duhet të kemi një ligj për investimet e huaja. Sistemet e vëzhgimit janë të gjitha kineze, dhe janë një cenim sa i përket sigurisë. Infrastruktura kritike është pjesë e sigurisë kombëtare”.

 

SPAK shprehu shqetësime për instalimin pajisjes së DPI që dyshohet se u instalua për të gjurmua Task-Forcën zgjedhore. I pyetur mbi këtë çështje Mediu tha:

 

“Nëse ka ndodhur si fakt duhet të bëhet publik, është jashtëzakonisht e rëndë. Tregon qartësisht që nuk pyetet më as për ligj, as për Kushtetutë. Mendoj që ashtu siç thotë, nuk pyes për asnjë emër, s’duhet të pyesë për asnjë shkelje ligjshmërie dhe ta denoncojë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy