Makina përplaset me zetorin, pesë të plagosur

Makina përplaset me zetorin, pesë të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Laç-Fushë Krujë, pranë Gjormit. Një automjet tip “Golf”  në të cilin udhëtonin 5 personat u përplas me një zetor, teksa ky i fundit doli nga një rrugë dytësore dhe i preu rrugën mjetit.

Mësohet se të plagosurit janë shtetas kosovarë. Ata janë tranportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy