Pensionet me Italinë, Nunaj: 170 milionë euro, kosto totale në 2030-n

Pensionet me Italinë, Nunaj: 170 milionë euro, kosto totale në 2030-n

Është publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja me shtetin italian për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, lajm që pritet prej vitesh nga qindra mijëra shqiptarë me banim në shtetin fqinj. Teuta Nunaj, eksperte ekonomie, thotë se ajo që mund të shihet si vonesë është në fakt thjesht kohë e nevojshme për rakordimin e ligjeve dhe përshtatjen e tyre me kuadrin ligjor të BE-së, një detyrim që Italia e ka si vend anëtar.

Është koha e nevojshme që të duan institucionet për të vijuar me procedurat konkrete. Duke qenë se emigrantët shqiptarë kanë vite që e presin këtë, çdo kohë që shkon, klasifikohet vonesë. Por nuk është e tillë. Por nëse i referohemi protokollit që nënshkruam me Italinë, edhe ai pati kohën e vet. Italia nuk vepron si një shtet me një shtet tjetër, por edhe si vend europian që nënshkruan një marrëveshje me një shtet jashtë BE. Duhen rakorduar ligjet edhe me ligjet europiane. Pra nuk kemi të bëjmë me vonesa, janë thjesht çështje procedurale.

Sipas Nunaj, nuk mund të flitet mirëfilli për kosto financiare të kësaj marrëveshjeje në buxhetin e shtetit fqinj, duke qenë se përfituesit kanë derdhur në vite kontributet.

Ka kosto sepse ka diferencë nga ata që përfitojnë pension në Itali me marrëveshje dhe pa marrëveshje. Për 2024, kjo diferencë 1246 shqiptarë dhe kostoja është 10.7 milionë euro më shumë. Për vitin 2030, kjo kosto shkon në 19.3 milionë euro. Pra kosto plus, por jo në total. Sepse kosto në total do të jetë më e madhe sepse kemi të bëjmë me një numër gjithnjë e më të madh shqiptarësh. Rreth 170 milionë euro është kosto totale në 2030, e parashikuar, por me të dhënat e 2020-s.

Ajo që është themeltare është se nuk është thjesht një kosto buxheti, sepse shqiptarët e kanë derdhur kontributin. Pra nuk po marrin një dhuratë. Por janë përfitues të derdhjeve të tyre. Po t’u referohemi të dhënave të IMSI-t, nëse krahasojmë numrin e shqiptarëve që kanë derdhur kontributre, deri në 20220 janë 430 mijë shqiptarë, pas këtij viti ka më pak. Pra, vlerat e buxhetit që i shtohen janë vlera minimale dhe shqiptarët do të marrin diçka që e kanë dhënë më parë.

Ka qenë gjithmonë më e interesuar pala shqiptare sepse është më i madh numri i shqiptarëve atje. Gjërat edhe në Itali nuk bëhen me vrap, sepse ata edhe gjërat e tyre i bëjnë me vrap.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy