Ekzekutohet Naim Bajri në Shkodër/ Softa: Krimi po kthehet në zona të banuara, nuk po fshihet më

Ekzekutohet Naim Bajri në Shkodër/ Softa: Krimi po kthehet në zona të banuara, nuk po fshihet më

Atentati i sotëm ndaj Naim Bajrit në Shkodër, bëri që policia të nis hetimin e zinxhirit të vrasjeve nga familja Bajri.

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, në një deklaratë për edicionin e lajmeve në MCN TV, tha se kjo dëshmon se tashmë krimi në vend dhe larjet e hesapeve nuk po fshihen më por po shfaqen hapur në zona të banuara, aty ku qarkullon jeta e përditshme.

Softa sugjeron që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, nuk duhet të fokusohen vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet tjera të vendit.

Konfliktet e reja apo të vjetra tashmë kanë filluar të gjallërohen, skenat e krimit po ndodhin në Shkodër e kudo tjetër, pra krimi godet kudo ku i jepet mundësia, ata vazhdojnë të ekzekutojnë.

Kjo skenë krimi tronditi Shkodrën, për të treguar se krimi po kthehet në zonat e banuara, aty ku njerëzit qarkullojnë në jetën e përditshme.

Ka ardhur koha që të mos bëhet vetëm lëvizja e forcave të armatosura ose RENEA, por që çdo komisariat të ketë forca të shpejta për të qenë afër operacioneve kundër krimit, pra të jenë të shpërndara në zonat më të banuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy