Nënkryetari i Partisë Socialist, Taulant Balla, thotë se aleanca PS-LSI do të vazhdojë dhe kjo do të sjellë konfirmimin e maxhoranës së majtë në zgjedhjet e vitit 2017.
Gjatë një prononcimi për gazetarët para kryesisë së Kuvendit, Balla tha se nuk ka gjasa për një “martesë të dytë PD-LSI”.
Ndërsa në lidhje me partinë e re të deputetit Ben Blushi, e cila zyrtarizohet nesër, Balla nuk ka pranuar të prononcohet.
Një ditë më parë, në një intervistë televizive, kryeministri Rama tha se PS-ja është e vendosur ta vazhdojë koalicionin me LSI-në "nëse kjo e fundit nuk do të rimartohet me PD-në”.



