Një deklaratë seksiste është cilësuar ajo e një eurodeputeti, i cili i ka shprehur hapur qëndrimet e tij në lidhje me gratë. Eurodeputeti i ekstremit të djathtë polak, Janusz Korëin-Mikke, ka deklaruar se femrat e meritojnë të paguhen më pak.
“E dini në cilin vend u renditën vajzat në Olimpiadën e fizikës teorike në Poloni? Jua them unë: në të 800-tin. E dini se sa gra janë në 100-shen e parë të lojtarëve të shahut? Asnjë! Është e drejtë që fitojnë më pak, sepse janë mëtë dobëta dhe më pak inteligjente”, ka thënë ai gjatë një diskutimi në PE.
Mikke edhe në raste të tjera ka bërë deklarata që janë cilësuar raciste dhe kanë shkaktuar shumë debat.
Presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani, ka hapur një hetim të brendshëm në lidhje me këtë deklaratë. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i eurodeputetes spanjolle, Iraxte Garcia.
“Zoti deputet, sipas jush dhe teorive tuaja, unë nuk do të kasha të drejtë të ulesha këtu. E di që kjo ju nxeh, ju jeni i trembur nga fakti që gratë mund të përfaqësojnë qytetarët njësoj si ju. Unë jam këtu për të mbrojtur gratë e Europës nga burra si ju”, ka thënë ajo.



