
Edhe këtë fillim jave, astrologia Elena Demollari ka ardhur me parashikimin javor për të 12 shenjat e zodiakut.
Për shikuesit e “Zgjohu me MCN”, ajo parashikoi, përmes letrave Tarot, një javë me ulje-ngritje në dashuri për të gjitha shenjat e horoskopit.
Dashi
Mund të ndiheni pak të shqetësuar dhe të stresuar, por do ta kaloni me sukses. Kujdes me miqësitë e rreme dhe thashethemet që do të qarkullojnë, por gjithsesi do të keni sukses.
Dashi mund të ketë shpenzime të mëdha, prandaj duhet të jetë i kujdesshëm me financat.
Situata mund të duket e turbullt, por do të ketë qartësime në fund dhe një ngritje ekonomike në biznes.
Demi
Dashuri pasionante do të lindë këtë javë, një dashuri e re dhe shumë e fortë. Megjithatë, gjatë javës planet mund të prishen, por në fund do të derdhen lotë gëzimi. Kujdes me shëndetin ose me biznesin, pasi mund të ketë rrezik falimentimi. Mund të firmosni një kontratë pune, por do të jeni pak të hutuar dhe të konfuzuar. Financa do të kenë një ngritje në fund të javës.
Binjakët
Kujdes nga konkurrenca dhe shmangni debatet dhe konfliktet. Do të keni një ndërhyrje nga një person i tretë, dhe duhet të keni kujdes nga ata që kanë dy fytyra.
Një person mund t’ju kërkojë falje për diçka që ka ndodhur më parë. Një binjak mund të finalizojë një fejesë ose martesë, ose të ketë një zhvillim të rëndësishëm në dashuri.
Përgjithësisht, javë pozitive në lidhje me dashurinë.
Gaforrja
Do të merrni disa vendime të rëndësishme këtë javë dhe duhet t’i besoni instinkteve tuaja.
Ka mundësi për disa shqetësime shëndetësore, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Do të keni një ngritje ekonomike dhe mundësi për të udhëtuar.
Në punë dhe dashuri, fatin do ta keni në anën tuaj, duke bërë hapa të rëndësishëm përpara.
Luani
Kujdes nga tradhtia ose mundësia e tradhtisë. Do të kaloni një periudhë të mërzitur, por Universi do t’ju dhurojë fat dhe një rikthim të bukur.
Do të ketë lajme të mira dhe çdo gjë do të pastrohet. Një takim i rastësishëm mund t’ju sjellë diçka të re dhe të mirë.
Besoni në Universin dhe gjithçka do të jetë mirë.
Virgjëresha
Pavarësisht se keni ndjerë veten të bllokuar, këtë javë do të çliroheni nga energjitë negative. Do të arrini stabilitet dhe do të kaloni situata të vështira.
Nga ana shpirtërore do të jeni të qetë dhe do të bëni udhëtime të gjata. Do të ketë një ngritje ekonomike dhe financiare, dhe mund të merrni një surprizë të këndshme në momentin e fundit.
Peshorja
Udhëtim dhe mundësi biznesi do të sjellin disa turbullira, por gjithçka do të zgjidhet me kreativitet dhe maturi.
Në dashuri, mund të bëni një udhëtim të gjatë dhe të shpenzoni, por gjithashtu do të keni një ngritje ekonomike.
Sukses në punë dhe dashuri është gjithashtu i mundshëm.
Akrepi
Dikush mund të largohet nga puna, por gjithsesi do të kaloni situatat e vështira dhe do të ecni përpara.
Do të keni stabilitet dhe një mundësi për të filluar diçka të re. Në dashuri, mund të keni një kërkesë për falje nga dikush, dhe një familje e kompletuar mund të jetë në horizont.
Kujdes në biznes, pasi mund të ketë tradhti pas shpine nga ortakët në punë.
Shigjetari
Kujdes nga ndërhyrjet e personave të tretë. Do të duhet të merrni disa vendime të rëndësishme këtë javë.
Ka mundësi për pak shqetësime dhe konkurrencë, por gjithsesi do t’i kaloni me sukses.
Në dashuri, do të keni një marrëdhënie pasionante, dhe do të fitoni vëmendjen e të tjerëve.
Bricjapi
Do të derdhni lot gëzimi, pasi mund të ketë fejesa, martesë ose tavolina të gëzuara.
Do të besoni më shumë në energjinë dhe intuitën tuaj, dhe do të merrni vendime të rëndësishme. Mund të firmosni një kontratë pune ose të rinovoni një marrëveshje.
Udhëtime të gjata janë gjithashtu të mundshme, dhe do të keni shumë fat.
Ujori
Do të kaloni nga një punë në një tjetër, por kujdes nga prishjet e planeve dhe nga ata që kanë tradhtuar besimin tuaj.
Situata do të rregullohet në fund, dhe do të merrni atë që është e drejta juaj. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime, por asgjë serioze.
Do të keni fat në fund dhe mundësi të reja financiare.
Peshqit
Do të keni disa shqetësime dhe debate, por situata do të përmirësohet me kalimin e kohës. Keni kaluar vështirësi, por do të dilni fitues.
Mund të keni disa refuzime, por një mundësi e bukur do të vijë në momentin e duhur.
Takimet dhe komunikimi i rastësishëm do të ndryshojnë jetën tuaj, dhe do të ketë një transformim të rëndësishëm në punë dhe fat.



