Shefi i mbrojtjes amerikane njoftoi nga baza ajrore Ramstein në Gjermani një ndihmë të re ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën.
"Kam kënaqësinë të njoftoj se presidenti Joe Biden do të shpallë sot një paketë shtesë të ndihmës për Ukrainën prej 250 milionë dollarësh.
Kjo paketë do të ofrojë kapacitete të shtuara për të përmbushur nevojat në zhvillim të Ukrainës", tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, në një takim në Gjermani.



