Ashtu siç ju kish premtuar, në puntatën e dytë ndërrova “krah” dhe u përpoqa ta shoh sjelljen femërore me sytë e një mashkulli. Sa të çuditshme janë femrat kur grinden (me shumë me veten se me tjetrin)? Pse vetë gënjejnë gjithnjë për çmimet, ndërsa meshkujve u drejtojnë gjithmonë atë pyetjen nganjëherë lodhëse: “A më do ti mua” e të tjera si këto.
Rrëfimin e radhës e kam ndërtuar jo vetëm mbi vëzhgimin e realitetit, por edhe me elementë nga fantazia ime, mbi bazën e pyetjes “filozofike” që ngre Beyonce në një nga këngët e saj: “Po sikur të isha djalë?”.
Ndonëse puntatën e ardhshme do të flasim për diçka krejt tjetër, mos u surprizoni nëse do t’i rikthehem kësaj teme. Kjo sepse kanë qenë të shumtë djemtë që më kanë shkruar, duke ngritur shumë pikëpyetje të tjera mbi ne femrat. Vajza mos u shqetësoni: Sigurisht që ata nuk do i kenë kurrë të gjitha përgjigjet që kërkojnë! Me dashuri, Ina.
Reflektimet e Inës, ku mund ta gjejnë veten shumë prej nesh, vijnë çdo fundjavë në ekranin e TvT. Ka shumë për të zbuluar!



