Conte: Është iluzion optik. Nuk drejton Salvini, drejtoj unë

Conte: Është iluzion optik. Nuk drejton Salvini, drejtoj unë

Në Itali, zv.kryeministri dhe ministër i Brendshëm, Matteo Salvini, ka pjesën më të madhe të vëmendjes mediatike. Por për kryeministrin Giusepe Conte, njeriu që i merr vendimet është ai vetë. "Ideja se qeverinë e drejton Salvini është iluzion optik. Drejtoj unë", ka thënë Conte për spanjollen "El Pais". "Salvini është kreu i Lega-s, njëra prej forcave të koalicionit qeverisës. Është një ministër i Brendshëm dhe zv.kryeministër me të cilin kam pasur përplasje dhe takime në Këshillin e Ministrave ku bën pjesë edhe Di Maio. Salvini është bashkëudhëtar me të cilin përballem qetësisht", ka thënë ai. Në mediat ndërkombëtare, Salvini portretizohet si ministri që sillet si kryeministër, por për Conten kjo është thjesht çështje imazhi. "Nëse bie më shumë në sy imazhi i Salvinit, i cili ka jnjë aftësi të madhe komunikuese dhe e bën të duket sikur në qeveri komandon ai, ky është iluzion optik. Drejtimin e qeverisë e kam unë dhe Salvini e Di Maio janë zëvendësit dhe liderët e dy forcave që e përbëjnë qeverinë", ka thënë Conte.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy