Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e PDIU-së, e cila kishte kërkuar që të rinumërohen të gjitha kutitë e Qarkut të Tiranës, pasi sipas saj ka pasur shkelje.
Por kërkesa u rrëzua me 6 vota nga KQZ. PDIU prej javësh po kërkon medoemos që të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë, duke vënë në dispozicion prova se votat janë manipuluar. Por edhe me rinumërimin e 64 kutive sot në Tiranë, rezultati nuk ndryshoi.
Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitetit i duheshin 38 vota për të kaluar pragun elektoral, në mënyrë që të mund të merrte mandatin e vetëm në Tiranë.
Me këtë rezultat, vijon ti mbetet Partisë Sociliaste mandate i 18 në Tiranë.



