Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha gjatë prezantimit në projekt-ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” theksoi se janë reflektuar ndryshime që synojnë përafrimin me direktivat e BE-së, pasi 5 vitet e fundit janë shfaqur forma të reja diskriminimi.
Me propozim të deputetit Bylykbashit diskutimet dhe shqyrtimi i pr.ligjit u shty në një mbledhje të dytë. Kreu i Komisionit të Ligjeve Manja tha se projekt-ligji parashikohet të kalojë për votim më 18 dhjetor.
Balla: Diskriminimi gjinor është baza ku shfaqen format e dhunës me bazë gjinore dhe seksuale. Vij sot për të paraqitur për shqyrtim një fazë të re të zhvillimit të ligjit. 5 vjet janë koha e duhur për të parë se çfarë është bërë dhe duhet bërë më tej. Këto ndryshime krijojnë një kuadër ligjor më koherent dhe funksional kundër diskriminimit.
Bylykbashi: Kërkoj të kemi mundësi ta lexojmë ne si deputetë dhe në seancën tjetër ta diskutojmë.
Manja: Jam dakord për shtyrjen e diskutimeve në parim të këtij projektligji. Ky pr.ligj duhet të kalojë në seancën e datës 18 dhjetor.



