Makina del jashtë rruge, plagoset çifti i të rinjve që ktheheshin nga Greqia

Makina del jashtë rruge, plagoset çifti i të rinjve që ktheheshin nga Greqia

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Selishtë në zonën e Mallakastrës. 

Në brendësi të makinës Skoda udhëtonte një çift shqiptar i cili ishte nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës.

31-vjeçari Samir Muçaj, drejtuesi i makinës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një fushë anash autostradës.

Muçaj ka humbur kontrollin duke përfunduar në një arë të mbjellë me misër anës autostradës. 

Gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit sipas mjekëve paraqitet e rëndë, si pasojë e disa frakturave të marra në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa e fejuara e tij ka marrë plagë më të lehta. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy