Një person i dyshuar për zbulimin e trupave të gjymtuar të 42 grave, në një depo plehrash në Nairobi rrëfeu se i kishte vrarë që të gjitha.
“I dyshuari pranoi se kishte joshur, vrarë dhe asgjësuar 42 femra në vendin ku kishte hedhur trupat e tyre”, u tha gazetarëve të hënën kreu i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, Mohamed Amin.

“Kemi të bëjmë me një vrasës serial, një vrasës serial psikopat i cili nuk ka respekt për jetën njerëzore”, tha Amin pasi njoftoi arrestimin.
Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Douglas Kanja tha se i dyshuari kryesor 33-vjeçar ishte arrestuar rreth orës 03.00 të mëngjesit me orën pranë një lokali në një operacion të përbashkët të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale dhe Shërbimit Policor Kombëtar.
Gjithsej nëntë trupa janë gjetur deri më tani dhe se autopsitë e viktimave do të kryhen të gjatë së hënës.
Që nga e premtja, trupa të gjymtuar dhe të copëtuar të futur në qese plastike, janë nxjerrë nga grumbulli i plehrave në lagjet e varfra Mukuru në jug të kryeqytetit, duke tmerruar vendin.



