Presidenti serb mbështet gjetjen e një zgjidhjeje që do të sillte stabilitet në Ballkan në terma afatgjatë.
“Nëse vendosim boshtin e paqes dhe stabilitetit në linjën “veri-jug” – në mes dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor –shqiptarët dhe serbët, për 100 vitet e ardhshme do t’i zgjidhinim 80 për qind të problemeve tona politike. Për këtë jam i gatshëm të marr pjesë në gjetjen e zgjidhjes me kompromis për Kosovën”, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Sipas tij, nga kjo zgjidhje nuk do të jenë të kënaqura të dyja palët, sepse vetëm një zgjidhje e tillë mund të negociohet.
“Sot ne nuk vendosim për të kaluarën tonë, por për të ardhmen”, theksoi presidenti serb.
Prandaj, sipas tij, është i rëndësishëm dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën, për të cilin, siç tha ai, ka ftuar të marrin pjesë shumë personalitete nga jeta politike dhe intelektuale në Serbi. (INA)



