
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, "do të kenë pasoja katastrofike nëse dikush nuk e ndërgjegjëson Prishtinën sa më shpejt që të jetë e mundur".
Vuçiç thotë se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.
"Dua t'i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu", tha Vuçiç, duke iu referuar deklaratave të Haradinajt lidhur me taksën 100% si kusht për njohjen e Kosovës.



