SHBA- Prishtinës: Mos prekni gjykatën Speciale!

SHBA- Prishtinës: Mos prekni gjykatën Speciale!

Uashingtoni ka reaguar ashpër në lidhje me nismën ligjore për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Në reagimin zyrtar pasditen e djeshme vonë, Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Prishtinës zyrtare të mos e prekë Gjykatën Speciale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të dëshpëruara nga përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, gjykatë e themeluar për të dëgjuar dyshimet për krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera serioze të bëra gjatë vitit 1998-2000, thuhet në një deklaratë të lëshuar sonte nga Depertamenti Amerikan i Shtetit. Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës- thekson Departamenti Amerikan I Shtetit.  Siç tha Sekretari Rex Tillerson më 21 dhjetor, në Ballkan nuk ka mbaruar kërkesa për drejtësi dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur drejtësinë për viktimat. Ne duartrokitem guximin moral te liderëve politikë të Kosovës kur e miratuan ligjin dhe e amendamentuan atë në Kushtetutë më 2015, kur edhe u themelua gjykata. Tani ne fuqishëm u bëjmë thirrje liderëve aktualë dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës që të mos e prishin këtë arritje duke shfuqizuar gjykaten, tani apo në të ardhmen-përfundon deklarata zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit, reagim që vjen në vijim të deklaratave të ashpra po të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy