Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të publikojë dokumentin që mund të hedhë dritë mbi arsyet pse FBI kreu një kontroll të paprecedentë në shtëpinë e ish-Presidentit Donald Trump.
Po ashtu do të ofrohen të dhëna pse ish-Shefi i Shtëpisë së Bardhë mori me vete materiale të klasifikuara, në ditët e fundit si President.
Kërkimi i FBI-së më 8 gusht ishte pjesë e një hetimi për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve që u dërguan në rezidencën e ish-Presidentit. Deklarata përfshin prova të mbledhura nga prokurorët dhe mund të zbulojë detaje të reja rreth hetimit. Por shumë pjesë të betimit ka të ngjarë të fshihen, të redaktohen, pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA tha se detajet në të mund të komprometojnë vijueshmërinë e procesit hetimor.
Presidentëve të SHBA-së u kërkohet të transferojnë dokumente dhe email në Arkivin Kombëtar kur të largohen nga detyra. Donald Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar.



