Konkluzionet/ Avokati i Elizabeta Imerajt: Gjetjet e Komisionerit Publik të pabaza, të shpallen të papranueshme

Konkluzionet/ Avokati i Elizabeta Imerajt: Gjetjet e Komisionerit Publik të pabaza, të shpallen të papranueshme

Në konkluzionet përfundimtare avokati i Elizabeta Imerajt, e konsideron si të papranueshme dhe në tejkalim të afateve mbi ligjin e Vetingun, ankimimin e Komisionerit Publik për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës. Pala mbrojtëse kërkon nga Dhoma e Posaçme e Apelit të shpallë të papranueshme gjetjet.

Në konkluzionet e avokatit të Imerajt theksohet se ato shkelin parimet për gjykime të drejtë, të drejtën për t'u mbrojtur, dhe shkelin po ashtu nene të KEDNJ. 

Konkluzionet:

Në rastin konkret konstatohet se:

- Gjetjet e konstatuara nga Komisioneri Publik janë të pabaza dhe kryesisht bazohen (nëse jo ekskluzivisht) në deklarata të dëgjuara;

- Gjetjet, kur pranohen si të tilla janë, të barazvlefshme me supozim të faktit ose ligjit.

- Për rrjedhojë, znj. Imeraj kishte barrën e provës për të paraqitur kundërprova për të vërtetuar të kundërtën;

- Nuk ka pasur mundësi arsyeshme që ajo të sjellë prova kundër pretendimeve tepër të paqarta të cilave u mungon një bazë minimale faktike dhe të cilat as nuk janë verifikuar.

Është një shkelje e qartë e parimit të barazisë dhe të drejtave të mbrojtjes: I vlerësuari ka një disavantazh të qartë në procesin e Vetingut, pasi nenet 49 dhe 52 të ligjit të Vettingut e detyrojnë znj. Imeraj të provojë të kundërtën me barrën e provave të krijuara nga gjetjet, gjë që është e pamundur pa ndonjë fuqi hetimore për ta bërë këtë.

Përfundim, i vlerësuari kërkon me respekt nga Dhoma e Posaçme e Apelit të shpallë të papranueshme gjetjet e dhëna nga Vëzhguesit Ndërkombëtarë dhe të miratuara nga Komisioneri Publik pasi ato do të cenonin të drejtën për një gjykim të drejtë, parimin e barazisë së mjeteve dhe të drejtat e mbrojtjes, dhe prandaj shkel nenin 6 të KEDNJ si dhe nenin 179b/ paragrafi 2 i Kushtetutës.

Për sa i përket konstatimit nr. 849 të datës 21 tetor 2020 në lidhje me divorcin, pretendohet se ai përbënte një ndërhyrje të pajustifikuar dhe të tepruar në të drejtën e të vlerësuarit për të respektuar jetën e saj private dhe familjare (neni 8 KEDNJ).

Hetimet dhe verifikimet e kryera nga IAP janë shumë të tepruara dhe në kundërshtim me nenin 8 të KEDNJ, pasi ka ndërhyrje në jetën private dhe familjare të znj. Imeraj. 

Gjithashtu u theksua se denoncimet anonime nuk perfaqesojne prova. Elizabeta Imeraj tregon rastin e arrestimit te padrejte ne 1974 te Rukije Ramaj. histori e ndodhur ne 1974, ku nje mesuese nga zona e saj, Rukije Rama u burgos nga Sigurimi i Shtetit, mbi prova me 2 deshmitare te rreme dhe nje denoncim anonim. Edhe me ate sistem, me shume kembengulje Rukije Rama arriti te provoje pafajesine e saj. E sidomos ne kete sistem, ne drejtesine e re, denoncimet anonime smundet te jene standart provueshmerie.


Elizabeta Imeraj kerkoi lenien ne fuqi te Vendimit te Komisionit dhe Konfirmimin ne detyre.
Vendimi pritet te jepet me date 27 ora 15.

MCN

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy