
150 persona janë arrestuar si rezultat i një operacioni tre-ditor të Europol. Përmes një njoftimi zyrtar, Europol bën me dije se operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Austri, Belgjikë, Qipro, Danimarkë, Francë, Gjermani, Greqi, Lituani, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Spanjë dhe Suedi.
Në kuadër të operacionit janë kontrolluar në rrugë mbi 16,000 automjete dhe 25,000 persona. Shumë prej arrestimeve kishin të bënin me krimin e organizuar të pronës, drogës, armëve dhe shkeljeve të legjislacionit të imigracionit.
Operacioni Trivium filloi për herë të parë në vitin 2013 dhe synon të prishë krimin e organizuar të pronës në rrjetet rrugore të Evropës. Ky është operacioni i 15-të i cili zhvillohet në kuadër të ndalimit të veprimtarive të ngjashme.



