SPAK thërret Benet Becin, i komunikon mbylljen e hetimeve

SPAK thërret Benet Becin, i komunikon mbylljen e hetimeve

Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. 

 

Beci është marrë i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 700 mijë euro). 

 

Në tenderin e vitit 2019, ku kanë rezultuar abuzime e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit. 

 

Kjo e fundit është paraqitur në SPAK ka marrë dijeni dhe ka firmosur mbi mbylljen e hetimeve të premten e kaluar. Të pandehurit e tjerë janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. 

 

Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy