Bastet sportive, Tellharaj: Kemi çuar rekomandime për ngritjen e qendrave rehabilituese. Paratë të shkojnë vetëm për sportin dhe shëndetësinë

Bastet sportive, Tellharaj: Kemi çuar rekomandime për ngritjen e qendrave rehabilituese. Paratë të shkojnë vetëm për sportin dhe shëndetësinë

Henri Tellharaj, përfaqësues i Këshillit Shqiptar për problemet e lojërave të fatit tha në studion e emisionit “MCN Economy” se paratë e fituara nga bastet sportive duhet të shkojnë vetëm për sportin dhe shëndetësinë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Tellharaj theksoi se problemi i varësisë nga bastet nuk është tentuar kurrë të trajtohet, por është anashkuar.

Tellharaj bëri me dije se janë çuar rekomandime për ngritjen e qendrave rehabilituese dhe këshilluese.

Jemi në momentin më të mirë për të krijuar një ligj që në bazë të ekspertizës së bërë, ka mundësinë që të jetë ligj i shkëlqyer në të gjithë dimensionet. Mundësia është që të sjellim më të mirën nga e gjithë përshtatja e ligjeve jo vetëm evropiane, por ligjeve më të sofistikuara.

Së pari është e rëndësishme që të tregojmë seriozitet, fenomeni i problematikave të ardhura nga lojërat e fatit është i madh. E para është parandalimi. 

Kemi lobuar për rritjen e informacionit. Lojërat e fatit nuk janë burim fitimprurës, mund të jenë argëtuese. Lojërat e fatit janë burim rekreacional, por jo për të fituar, e për t’u bërë të pasur individët.

Është e rëndësishme të krijojmë struktura mbrojtëse ndaj këtij fenomeni. Problemi i varësisë nuk është tentuar të trajtohet, por është anashkaluar dhe si pasojë e kësaj gjëje kemi ardhur këtu.

Për të parandaluar kemi çuar rekomandime për ngritjen e qendrave rehabilituese dhe këshilluese. Janë në proces diskutimi. Është e rëndësishme që kur individët ndjejnë se kanë probleme të kenë një dritare për të vlerësuar vetën dhe familjarët një dritare ku të drejtohen. Propozojmë të ngrihet një mbrojtje hermetike.

Lekët e fituara duhen ndarë për sportin dhe shëndetësinë e mbrojtjen sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy