Me debate të forta ka nisur mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku deputetët e opozitës nuk
lejojnë zhvillimin e saj, duke përdorur sikundër edhe në Kuvend, bilbila për të krijuar zhurmë për tu përfunduar pa nisur
Ai e quajti mbledhjen një teatër dhe tallje ndërsa tha se deputetët e grupit të Bashës, edhe sot bojkotuan mbledhjen duke mos u paraqitur.
E patë edhe sot një teatër tjetër i pështirë i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët që kanë marrë me dhunë përfaqësimin në komisionin e Reformës Zgjedhore sot bojkotuan mbledhjen siç kanë bërë për 2 vite me radhë.
Kjo është tallja dhe pengmarrja që u kanë bërë përfaqësuesve që kanë dalë me vota të PD-së.



