Kryeministri kanadez vetëkarantinohet, pasi bashkëshortja i doli pozitive me Covid-19

Kryeministri kanadez vetëkarantinohet, pasi bashkëshortja i doli pozitive me Covid-19

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është vetëkarantinuar për dy javë, pasi gruaja e tij, Sophie të enjten doli pozitive me Covid-19.

Mësohet se përhapja e koronavirusit në krahinën e Ontarios, detyroi autoritetet për të mbyllur shkollat, me qëllim kufizimin e përhapjes së virusit.

Sophie sapo ishte kthyer nga Londra, ndërsa kishte përjetuar simptoma të ngjashme me gripin.

Kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore, ai s’ka shfaqur simptoma. Si masë paraprake, duke ndjekur edhe këshillat e mjekëve, ai do të jetë në izolim për një periudhë të planifikuar prej 14 ditësh”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Kryeministri, vazhdon të marrë përsipër detyrat e tij dhe do t’u drejtohet të premten përmes një deklarate për mediat qytetarëve kanadezë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Sophie shkruan: “Po përjetoja simptoma të pakëndëshme të virusit”, duke shtuar se “së shpejti ajo do të ngrihet në këmbë”.

Kanadaja raportoi 145 raste të reja me virus, duke e trefishuar numrin nga një javë më parë, si dhe një viktimë si pasojë e Covid-19./Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy