Si Google Maps ndihmoi policinë italiane të arrestonte anëtarin e mafias siçiliane

Si Google Maps ndihmoi policinë italiane të arrestonte anëtarin e mafias siçiliane

Policia italiane ka kapur një person të shumëkërkuar pjesë të mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për gati 20 vjet, falë ndihmës së aplikacionit Google Maps, tha një hetues për Reuters të mërkurën.

Pas një hetimi dyvjeçar, Gioacchino Gammino, 61 vjeç, u gjurmua në Galapagar, Spanjë, ku jetonte me një emër të rremë.

Një fotografi e pamjes së rrugëve të Google Maps që tregon një burrë që dukej si ai përpara një dyqani frutash ishte kyç në nxitjen e një hetimi më të thellë.

"Fotografia na ndihmoi të thellonim hetimin që po zhvillonim në mënyra tradicionale," tha Nicola Altiero, zëvendësdrejtor i njësisë italiane të policisë antimafia (DIA).

Gammino, një anëtar i një grupi mafioz siçilian të quajtur Stidda, ishte arratisur nga burgu Rebibbia i Romës në vitin 2002 dhe në vitin 2003 ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer disa vite më parë.

Altiero tha se Gammino është aktualisht nën paraburgim në Spanjë dhe ata shpresojnë ta kthejnë atë në Itali deri në fund të shkurtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy