Torino/ Kapet banda e “skifterave” shqiptarë, kryen 36 vjedhje në 3 muaj

Torino/ Kapet banda e “skifterave” shqiptarë, kryen 36 vjedhje në 3 muaj

Një bandë hajdutësh shqiptarë është goditur nga policia italiane, e cila ka vënë në pranga pesë prej tyre.

Ata vidhnin gjithçka, që nga bizhuteritë e familjeve, orët, koleksionet e monedhave, enët e agjendit, unazat e martesës e deri te makineritë e kafes e makinat e parkuara në garazhe.

Një hetim i prokurorisë së Torinos çoi në arrestimin e pesë shqiptarëve, të cilët akuzohen për të paktën 36 vjedhje në tre muaj, që nga marsi deri në qershorin e vitit 2016.

Vjedhjet janë kryer në provincat e Astit, Cuneo-s e Torinos, por hetuesit thonë se mund të ketë edhe raste të tjera.

Banda hapte dyert dhe dritaret e shtëpive, brenda të cilave kryente vjedhje gjatë natës, kur pronarët ishin në gjumë.

Në disa raste, të zotët e shtëpisë ishin zgjuar, por ishin përballur me kërcënimin me jetë nëse nuk ktheheshin në shtrat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy