Ramabaja: Vetëvendosje vuri të parin interesin shtetëror, por gjasat janë për zgjedhje të tjera në dhjetor  (VIDEO)

Ramabaja: Vetëvendosje vuri të parin interesin shtetëror, por gjasat janë për zgjedhje të tjera në dhjetor (VIDEO)

Në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar dy ditë më parë Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pasi Albin Kurti nuk mori 61 vota në Kuvend. 

Sadri Ramabaja, i cili drejton Institutin për Gjeopolitikë, tha në MCN Informacion se Lëvizja Vetëvendosje vuri të parin interesin e republikës, një mundësi kjo që e kishte edhe opozita, por nuk e shfrytëzoi. 

Duhet parë kjo ngjarje si pjesë e procedurës kushtetuese meqë demokracia nuk është vetëm akt politik, kryetarja e republikës obligohej nga kushtetuta. 

Mundësinë e marrjes së mandatit e kishte opozita, por meqë nuk ia doli të merrej vesh, atëherë Lëvizja Vetëvendosje nominoi Glauk Konjufcën. Dominoi interesi shtetëror dhe kjo i ka dhënë përparësi Lëvizjes Vetëvendosje. 

Janë disa procese urgjente si miratimi i buxhetit dhe nënshkrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me BE. po ashtu edhe 100 milionë të BB që presin miratim nga Kuvendi i Kosovës. 

Lëvizja Vetëvendosje vuri të parin interesin e republikës dhe qytetarëve, një mundësi që e kishte opozita por nuk e shfrytëzoi. 

Ramabaja shtoi se politika e Kosovës duhet të dakordësohet për votën e emigrantëve, ndërsa shtoi se gjasat janë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në ditët e fundit të këtij viti. 

Po të kishim moral në politikë, do të duhej të kishim dakordësi për pjesëmarrjen më të lirë të mërgatës si votues. Përpjekjet për ta shmangur këtë votim janë politike. 

 Nëse Konjufca nuk merr votat e duhura, presidentja do të procedojë sipas Kushtetutës. Ajo do të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Unë pres që ato të mbahen me 28 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy