Projekti i ri i linjës hekurrudhore Tiranë-Durrës, parashikon një tren në çdo 20 minuta. Veç rikonstruksionit të hekurrudhës në këtë linjë parashikohet dhe ndërtimi i rrugës hekurrudhore Domje-Rinas. Trenat e rinj që do të vihen do të kenë kapacitet prej 222 personash, ndërsa shpjetësia e tyre do të arrijë deri në 100 km në orë.



