
Një tërmet 6.9 ballë të shkallës rihter goditi këtë të diel Tajvanin, duke ngritur alarmin për tsunami.
Pikërisht prej tërmetit të fuqishëm, Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për tsunami, ishullin Miyako në Detin e Kinës Lindore.
Tërmeti i fuqishëm goditi distriktin Yujing dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Pas tërmetit të fuqishëm, u raportuan godina të shembura, por deri më tani nuk flitet për viktima në njerëz.
Ndërkohë më herët, të shtunën mbrëma u shënua një tjetër tërmet me magnitudë 6.6 ballë.



