
Ky është viti më i thatë për Italinë që nga viti 1800, koha kur kanë nisur për herë të parë regjistrimet. Të dhënat u bënë publike të premten, 5 gusht, nga njësia e specializuar e klimës e Këshillit Kombëtar të Kërkimeve.
Reshjet u ulën me 46% në të gjithë vendin. Veriu i Italisë, përfshirë Milanon, është ndër zonat më të prekura. Niveli i lumit Po, i cili përshkon Italinë veriore nga Alpet në Adriatik dhe ndihmon në ujitjen e të mbjellave, ka rënë në mënyrë drastike.



