Hulumtimi i kryer për koronavirusin deri më tani sugjeron se ai ka një origjinë "shtazore" por nuk është e qartë se cili është bartësi i tij.
Kjo ishte ajo që deklaroi, profesori Lian Wannian, kreu i delegacionit prej 17 ekspertësh kinezë që mbështetën misionin e OBSH-së.
“Lakuriqët e natës dhe pangolinat janë kandidatët më të mundshëm për transmetim, por mostrat e koronavirusit të gjetura në ato specie nuk janë identike me Sars-Covid 2”, shtoi ai.
Pak ditë më parë, edhe kreu i ekipit të ekspertëve të OBSH-së që heton origjinën e pandemisë nga Covid në Wuhan hodhi poshtë kategorikisht tezën e rrjedhjes nga laboratori të koronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur ekspertët më të mirë për të kuptuar se çfarë mund ta ketë shkaktuar krizën globale të shëndetit që filloi të prekte Evropën rreth një vit më parë.
Në një mision në Wuhan, anëtarët e ekipit në fjalë po mbledhin të dhëna që "askush nuk i ka marrë kurrë më parë", tha Peter Daszak, një nga shkencëtarët e OBSH-së që është në Kinë.



