Në nje ceremoni të veçantë Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka nderuar këtë te enjte ish-ambasadorin amerikan John Withers duke i dorëzuar atij “Çelësin e Tiranës”. Veliaj tha se Withers ka kontribuar në zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, ndërsa diplomati amerikan u shpreh i nderuar për marrjen e këtij çmimi dhe premtoi se do të vizitojë vazhdimisht kryeqytetin.



