Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare, me intensitet kryesisht të ulët, duke vijuar deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës, reshje të dobëta priten në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë shtrëngata afatshkurtra. Në mbrëmje, reshjet do të tërhiqen gradualisht, duke mbetur vetëm në jugperëndim me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve dhe në lartësitë:
mbi 700–900 m në verilindje
mbi 900–1000 m në lindje–juglindje
parashikohen reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit mund të arrijë deri në 15 m/s herë pas here. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–4 ballë.



