
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deklaroi sot se ka fakte dhe informacione mbi sulmin e Banjskës, të cilat do t’i bëjë me dije në mbledhjen me dyer të mbyllra të qeverisë. Pas sulmit në Banjskë, ai nuk kishte marrë pjesë në takimet e “Ballkanit të Hapur”. Osmani tha që do të shqyrtohet nëse Maqedonia e Veriut do të qëndrojë më, apo jo në nismën “Ballkani i Hapur”. Ai thekson se kjo nismë nuk është e plotë, pasi nuk janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kur ndodhi sulmi në Banjskë në Kosovë, pata deklaratë se kjo shkon në kundërshtim të idesë themelore të nismës – se është për pajtim. Dhe thashë – nëse ka përzierje të drejtpërdrejtë të Beogradit në Banjskë, atëherë me të vërtetë duhet të rishqyrtohet sepse i shkelë shtyllat e idesë themelore. Meqenëse tani kam më shumë informata se çka ka ndodhur në Banjskë, planifikoj më mbledhje të mbyllur ta informoj Qeverinë, ndërsa Qeveria do të vendosë se si do të veprojë më tutje”.
Ajo kishte dy qëllime – pajtimin për krijim të parakushteve për mbyllje të kontestit kosovaro-serb dhe për njohje të ndërsjelltë dhe liberalizim të tregut sepse u vlerësua se 80 për qind të kohës kamionët në Ballkan e kalojnë në vendkalime kufitare, ndërsa 20 për qind në rrugën drejt destinacionit të vet. Kuptohet, ato ishin qëllime fisnike në të cilat ne morëm pjesë. Por ajo është nismë në tentim sepse, derisa nuk janë të gjashtë vendet, nuk është nismë e kompletuar”.



