
Pas protestës se djeshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mijëra shqiptarë iu bashkuan thirrjes për dorëheqjen e Edi Ramës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar sërish shqiptarët për protestën e radhës.
Protesta do të mbahet ditën e nesërme, e hënë, 13 shkurt tek parlamenti.
‘Revolucioni na fton!
Nesër, 13 shkurt ora 17.00, të gjithë para parlamentit!.
Kreu i PD-së ka bërë thirrje për protesta tek parlamenti, pasi siç thotë ai, ai është tempulli i qytetarëve e jo i qeveritarëve të korruptuar me në krye Edi Ramën.



