Gazetari Sokol Bregu tha në studion e Mcn Live se shkarkimi i Ilir Prodës pritej që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Më tej Bregu tha se Proda është në hetimet e SPAK, por mbetet që prokuroria të konfirmojë nëse akuzat që janë hedhur ndaj tij janë të vërteta ose jo.
Sipas Bregut, Rama është duke ndryshuar një imazh për Policinë e Shtetit.
Po pritej shkarkimi i Ilir Prodës. Brenda korridoreve të SPAK, Kryeministrisë qenia në detyrë e Prodës është diskutuar që në nëntor të vitit të shkuar.
Ishte me ditë, për shumë arsye. Arsyet janë mes tij, kryeministrit dhe SPAK. Nuk ishte cedim i policisë atë ditë në protestë. Mendoj se kishte ardhur koha për shkak të hetimeve të shumta që SPAK ka. Ramës i duhej një drejtor policie i paanatemuar nga askush dhe vendos në detyrë Sokol Bizhgën.
Nuk kemi një transkript që i ka shërbyer dikujt. Opozita e ka akuzuar për lidhje me Agasin. Kur themi krimi, nuk është se politika ka thënë filani, filani, por ka thënë vetëm Ergys Agasi.
Është dëm kolateral drejtori i Policisë së Tiranës, por për t’i shkuar motivacionit që nuk morën masa për protestën. Ata nuk kishin asnjëlloj përgjegjësie aty.
Ai është në hetimet e SPAK. A do procedojë SPAK me Prodën, apo largimi mbetet këtu, kjo mbetet për t’u parë.
Dumani ka thënë nuk bashkëpunoj me Policinë e Shtetit se krerët e saj janë të korruptuar. Tani është tek dera e SPAK gjithçka.
Bizhgës nuk i gjen dot një akt korruptiv. Është një nga njerëzit me integritetin më të lartë në polici.
Rama është duke ndryshuar një imazh për Policinë e Shtetit. Nuk mund ta largonte një ditë të bukur se media dhe PD po e akuzonte, gjeti një arye që për mua nuk ishte arsye dhe e hoqi.
Presim prokurorinë nëe akuzat që ekzistonin dhe u hodhën, a ishin të vërteta apo jo?



